Julia Roberts, një nënë e pikëlluar në “Sekret në sytë e tyre”

Ylli i Hollivudit Julia Roberts, në filmin e saj të fundit “Sekret në sytë e tyre”, interpreton rolin e një nëne të brengosur dhe të pikëlluar. Ky triller është një riinskenim i një filmi argjentinas që është vlerësuar edhe me çmimin Oscar.Aktorja e "Pretty Woman" luan rolin e një detektiveje, jeta e së cilës përmbyset, kur vajza e saj gjendet e vdekur. Filmi tregon dhimbjen dhe vuajtjen e personazhit, Jess, disa vite pas vdekjes së të bijës.Duke folur në premierën e filmit në Los Anxheles, aktorja tha se e kishte perjetuar shumë këtë rol. “Gjatë gjithë kohës që punoja për filmin edhe kur nuk isha në xhirim, e ndjeja këtë trishtim”.Në filmin “Sekret në sytë e tyre” interpreton edhe aktorja Nicole Kidman, si edhe aktori i “12 vjet skllav” Chiwetel Ejiofor.Trilleri është me regji të Billy Ray dhe është një riprodhim i filmit argjentinas të vitit 2009 “El Secreto de Sus Ojos” nga Juan Jose Campanella. Ky film ka fituar edhe një “Academy Aëard” në kategorinë “Best Foreign Language” .Regjisori Ray tha se ndryshe nga origjinali që është një histori lirike dashurie, riprodhimi vjen në formën e trillerit. Ndryshe nga Campanella, tha ai, ne jemi fokusuar në një tjetër aspekt, që është kostoja e një fiksimi.Filmi triller “Sekret në syte e tyre” do të shfaqet në kinematë amrikane më 20 nëntor.Julia-Roberts-LA-Premiere-Secret-Eyes julia-roberts-600x800/Oranews.tv/