George Clooney viziton një dyqan bamirësie në Skoci

Aktori George Clooney ka vizituar një dyqan sanduiçesh në Edinburgh, që të gjitha fitimet i dhuron për bamirësi për njerëzit e pastrehë.54-vjeçari kaloi pak kohë në këtë ambient ku u prezantua edhe me punonjësit, një e katërta e të cilëve ishin të pastrehë para se të nisnin punën.Në Skoci janë pesë degë të këtyre dyqaneve, që ndihmojnë të pastrehët, duke lejuar konsumatorët që të paguajnë ushqimin dhe pijet për ta.Clooney bisedoi me stafin, duke bërë edhe fotografi me ta, madje shkëmbeu edhe batuta për orarin e tyre të zgjimit. "Pra, ju djema vini në punë zakonisht në orën shtatë të mëngjesit? Oh! Kjo është vërtet e dhimbshme".Aktori vizitoi këtë dyqan pas një ftese që mori nga një prej pronarëve, Josh Littlejohn.Ai gjithashtu do të mbajë edhe një fjalim në Scottish Business Aëards, që do të prezantohet nga komediani Rob Brydon._86646585_86646582 _86647254_86647253 _86647434_86647433 _86647290_86647289 _86642623_cloon/Oranews.tv/