Cristiano Ronaldo i bën dhuratë vetes një avion privat

Një superdhuratë i ka bërë vetës, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Sipas portalit portugez “Correio da Manha”,30-vjeçari ka blerë një avion privat dhe për këtë mendohet se ka shpenzuar rreth 19 milionë euro.Avioni ka kapacitet për tetë deri në dhjetë pasagjerë, ndërsa ka banjë të veçantë për anëtarët e ekuipazhit dhe udhëtarët, dollap për gardërobë, rrjet interneti, telefon, faks, mikrovalë, furrë elektrike, frigorifer për pije dhe sistemet argëtuese.Sipas portalit, Cristiano besohet se ka blerë një Gulfstream G200 me dy motorë reaktiv, i cili është projektuar nga Israel Aircraft Industries.Së fundmi, futbollisti ka marrë pjesë edhe në premierën e dokumentarit me titull “Ronaldo”, që pasqyron jetën e futbollistit 30-vjeçar. “Synimi është që në këtë dokumentar tifozët e mi të shohin si jam në të vërtetë. Mendoj se njerëzit do të duan ta shohin atë pasi është dicka e vërtetë”, u shpreh Ronaldo, 3 herë fitues i Topit të Artë.Në këtë film dokumentar për Ronaldon janë të përfshirë edhe intervistat e personave që janë më pranë sulmuesit të Realit të Madridit, filmime kur ai ishte fëmijë si dhe një kolazh me pamje nga karriera e tij. Ai shoqërohej në premierën e dokumentarit nga prindërit dhe djali i tij.Sports-people-and-Private-jets/Oranews.tv/