Vrasja e 15 vjeçarit, prokuroria kërkon 5 vjet burg për policin
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 5-vite burgim për ish oficerin e policisë së Lezhës, Skender Seferi i cili akuzohet për vrasjen e 15-vjeçarit Armando Skandaj ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2010-të në Lezhë.Organi i akuzes ka faktuar, pas provave dhe dëshmive të mbledhura që të shpall fajtor për këtë vrasje oficerin e policisë Skënder Seferi, duke kërkuar dënimin e tijë për këtë krim.Sipas prokurorisë vrasja e 15-vjeçarit ka ndodhur nga pakujdesia dhe Seferi ka qëlluar në drejtim të mjetit ku udhetonin vëllezërit Skandaj, pasi nuk i është bindur postobllokut të policisë për të ndaluar.Pas pretences të dhënë nga Prokurorja e kësaj çështje Eliona Premçi, avokati i të akuzuarit ka kërkuar kohë për të mbrojtur klientin e tijë.Tashmë do të jetë Gjykata e cila do të japë denimin përfundimit për të akuzuarin e kësaj ngjarje, senacë e cila do të zhvillohet me 20 nentor.Pas dhjetra sencash, gjyqi për këtë çështje duket se po shkon drejt fundit dhe autori i kësaj ngjarje do të marrë dënimin. 15-vjeçari Armando Skandaj i ekzektua gjatë një aksioni të bluve të Lezhës për kapjen e disa përsonave të cilët u akuzoheshin për një grabitje./Oranews.tv/