Largohen nga puna mbi 80 punonjës nga spitali i Tepelenës e Memaliajt

Rreth 60 punonjës të spitalit të Tepelenës duhet të lënë vendin e punës.Ata thonë se shkresa e firmosur nga Ministria e Shëndetësisë po hedh në rrugë infermierë dhe sanitarë me mbi 20 vjet përvojë pune, ndërsa po mbahen në punë punonjës të sapo dalë nga bankat e shkollës."Kam 30 e ca vite pune, më kanë hequr, strukturën e kam tamam. Më thanë që janë 3, 4 këtu.Le të dalë një nga punonjësit, qoftë doktor, ku është ky i 3 dhe ky i 4?""Urgjenca nuk ka qenë pjesë e reformës në asnjë vend të republikës?"Kam 32 vjet në punë, punoj në patologji.Erdhi dhe tha jeni të shkurtuar nga puna kur atje nuk ka asnjë sanitare, i hoqi të treja nga puna"."Ku të shkoj të ankohem? 30 vjet punë dhe më hedh në rrugë. Ku të shkoj unë, po mbush 60 vjeç, dua dhe dy vjet"."Kush nuk merret me partinë është hequr nga puna, kush është i prononcuar i rozë, mavi, si quhen këta, ata janë të pacënuar".Shkurtimet në staf do të prekin dhe spitalin e Memaliaj, ku deri në fund të këtij viti duhet të lënë punën rreth 25 infermierë dhe sanitarë.Të prekurit nga ky vendim thonë se do të përshkallëzojnë protestat nëse nuk zbatohet kriteri i vjetërsisë në punë.Protesta të tilla ka pasur edhe në disa spitale të tjera të vendit./Oranews.tv/