Tregtarët në Korçë e Fier kundërshtojnë masat shtrënguese

Në Korcë e Fier, tregtarët kanë protestuar për rreth dy orë në protestë ndaj aksionit të ri të qeverisë, i fuqizuar një ditë më parë. Tregtarët kundërshtojnë gjobat e mëdha që mund t'i penalizojnë në rast se kapen pa kupon tatimorë dhe kërkojnë rishikim të masave shtrënguese.Pas hyrjes në fuqi të masave shtrënguese të qeverisë ndaj biznesit informal, tregtarët në Korçë kanë mbyllur qepenat për rreth dy orë në shenjë protestë.Të revoltuar thonë se malli që tregtojnë nuk kap vlerën e shumës së gjobës që duhet të paguajnë në rast se kapen pa prerë faturë tatimore.Organizatorët e protestës, thonë se do të përshkallëzohet duke u shtrirë dhe ne qytete te tjera.Në Fier rreth 170 tregtarë që shesin pranë lumit Gjanicë kanë protestuar,  para bashkisë kundër vendimit për ti kthyer në biznes të vogël. Ata thonë se prej 23 vitesh operojnë si ambulantë, ndërsa kërkojnë dhe dëmshpërblimin nga përmbytjet.Një përfaqësi e tyre janë takuar dhe me kryebashkiakun Armando Subashi.Tregtarët apelojnë për heqjen e gjobave për kuponin tatimor, rimbursimin e kasave fiskale dhe diskutime me grupet e interesit për masat në kuadër të luftës ndaj informalitetit.[caption id="attachment_616541" align="alignnone" width="640"]korce Pamje nga protestat ne Korce[/caption][caption id="attachment_616542" align="alignnone" width="640"]fier Pamje nga protestat ne Fier[/caption]/Oranews.tv/