Patozi: Të mos ketë arnime, Blushi: Ia kemi borxh zgjedhësve
Dy nga emrat më të rëndësishëm në dy partitë kryesore ne vend, demokrati Astrit Patozi dhe socialisti Ben Blushi, kanë qenë zëri kritik brenda familjeve politike, duke mbajtur qëndrime të ashpra në foltoren e Kuvendit.Fillimisht ishte deputeti Patozi, i cili u nda nga qëndrimi i mbajtur deri më tani nga PD, duke deklaruar se reforma e nisur për drejtësinë, nuk duhet miratuar.Astrit Patozi: Me çfarë tagri luajmë ne sot rolin e shpëtimtarit të sistemit të dretjësisë kur ne vetë jemi zhytur në llumin e sëmundjes. Ne nuk mund ta bëjmë me arnime. A kemi vullnet, dëshirë dhe këllçe për ta bërë këtë. Pas meje është e vetmja rrugë për të shpëtuar një vend që po rrokulliset dhe po braktiset çdo ditë nga qytetarët e vet.Por nëse Patozi, e sheh problemin tek përmbajtja e reformës në drejtësi, deputeti Blushi e sheh tek Parlamenti që duhet ta vulosë, sepse:Ben Blushi: “Ky është percetimi popullor për ne sot. Ne bëjmë ligje për të kapur të tjerët por jo ne vetë. Ka aq shumë njerëz me të shkuar kriminale këtu, saqë nganjëherë më duket vetja sikur jam në kushtet e paraburgimit dhe kjo s’është për të qeshur dhe padyshim mbetet është në turpin e atyre që i sollën, i përdorën për vota dhe po i mbrojnë akoma sot.Ben Blushi: “Mund të jetë e vetmja rrugë për të penguar ndotjen e politikës”.Dhe në këtë valë kritikash, deputeti i cili i kishte munguar prej disa seancash parlamentit tha se mosndëshkueshmëria e zyrtarëve është arsyeja pse shqiptarët po ndëshkojnë politikën duke ikur në kërkim të azilit.Ben Blushi: Sot shkon në burg si shofer se shkel semaforin, si student se proteston, shkon burg si klient se nuk ke kupon tatimor, si sipërmarrës se nuk paguan taksat, si fukara se të prishet catia e shtëpisë e nesër e ndërton pa leje. Shkon në burg dhe si gazetar se ose thua të vërtetën ose deformon të vërtetën sipas kutit të propozuesve Po pyetja është:Po si politikan a shkon në burg? Nëse kjo përgjigje vonohet do të vijojmë të jemi ai vendi që u përmend sot këtu, 1 milionë njerëz në emigracion kemi çuar. Sepse ne nuk kemi bërë asnjëherë ligj apo reform që na ndëshkon ne.Ky parlament ka vetëm një shans që të lajë llogarinë me zgjedhësit e tij me të cilët është në borxh duke reformuar sistemin e drejtësisë.Andaj, Blushi i kërkoi politikës të vetëndëshkohet duke iu dorëzuar drejtësisë:Ben Blushi: Ka ardhur koha që në vend të shqiptarëve të ikim ne. O ti dorëzohemi papunësisë, o ti dorëzohemi drejtësisë. Rrugë të tretë nuk ka për ne.Ulsi Manja: Ku është Rilindja, sepse si deputet i Rilindjes jam votuar apo jemi votuar jo vetëm për të bërë shtet dhe reforma, por edhe për të çuar para drejtësisë zullumqarët dhe hajdutët e këtij vendi dhe kam të drejtë të bërtas ku është Rilindja? Shkundu Rilindje! Pse më le akoma të rri në këtë sallë me hajdutë dhe vrasës të popullit tim? Ke marrë votat për të diskutuar dhe dakordësuar me shqiptarët dhe me miqtë që i duan të mirën këtij vendi dhe jo me hajnat dhe të korruptuarit si do që ta ken emrin dhe nga cilido krah të jenë./Oranews.tv/