Leskaj mbron fëmijët: S'kanë marrë asnjë qindarkë publike, reagon Berisha
Deputetja e PS-së, Valentina Leskaj u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, për tenderat që kanë përfituar djemtë e saj, duke deklaruar se ata nuk kanë përfituar asnjëherë nga paratë publike. Ajo u përplas me ish-kryeministrin Sali Berisha i cili i kërkoi të dorëzojë mandatin, pasi është në konflikt interesi.E vënë prej disa ditësh nën akuzë nga PD se djemtë e saj kanë përfituar tendera të paligjshëm dhe në ditën kur pritej të vendosej mbi heqjen ose jo të mandatit të saj, deputetja Valentina Leskaj ka dhënë për herë të parë qëndrimin e saj bazuar mbi dokumenta.Leskaj, tha se dy djemtë e saj janë përfshirë prej vitesh në biznes, qëkurse ajo ishte në opozitë, por nuk kanë përfituar asnjëherë para nga fondet publike.Valentina Leskaj: “Harrojeni se mund të më bëni pis, të më intimidoni duke sajuar histori me tendera dhe do i marr një për një. Ne bëjmë një diferencë unë jam një nënë e lumtur me fëmijët e mi dhe mos mendoni se duke më goditur si fëmijë mund të më shkatërroni. Djali im është 48 vjeç dhe ka 20 vjet biznes dhe e ka ngritur në qeverinë tuaj. Nuk ka asnjë qindarkë para publike në biznesin e tij. Vetëm ka paguar taksa. Zero para publike në biznesin e tij. Turp që i bjeni në qafë një njeriu që doli në treg për të shitur sepse ngeli pa punë. Cfarë të bënte të bënte rolin e sekserit, sic bëjnë disa?Ai ka kërkuar të marrë përsipër të marrë kredi të sakrifikojë me kredi për të bërë një punë . Cfarë duhet të bëjë të bëjë rolin e sekserit. Jeni mësuar me klientët tuaj që kanë punuar dhe vijojnë të punojnë me paratë publikeTë dy fëmijët e mi janë model, është turp për këtë vend që djali im ka investuar 8 vjet studime jashtë shteti. Ka ngelur 8 vjet pa punë sepse ju ishit në pushtet hapi një zyrë konsulence. Çfarë duhet të bëjë ?Ka aplikuar tek OSHEE jo për stres dhe është tërhequr vetë që në tetor, jo në kohën kur nxorrët ju që të sulmonit një njeri të ndershëm.Terminali multimodial i qytetit të Tiranës, projekti u fitua në 2012, fitues bashkia e Tiranës, u financua nga BERZH dhe u implementua në bashkëpunim me shoqërinë Ital Ferr .Nuk e besoj se Lul Basha ka ndarë paratë me djalin tim. Dhe nuk janë para publike.Studimi i fizibilitetit dhe hartimi i projketeve të kullimit. Fitues ka qenë qeveria Berisha.. nëse i keni ndarë paratë me djalin tim tregojeni. Projekti u financua nga BB . Djali im ka qenë nënkontraktor. Cfarë duhet të bëjë të mos punojë?Është marrë konsulent nga kompani të njohura. Duhet të ndihem fajtore se firma të njohura përzgjedhin djalin tim si konsulentë. Nuk kam folur për fëmijët e asnjëritI kërkoj qeverisë të botojë të gjitha listat e koncesioneve dhe tenderave të punëve publike nga viti 2000 e të dalim e të matemi në sheshin e të vërtetës se kush abuzon këtu.Pas këtyre argumentave, ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi Leskajt të dorëzojë mandatin, pasi pranoi se ishte në konflikt interesi.Sali Berisha: I takonte që të mos merrte pjesë në tendera nëse ligji e ndalohet. Janë shkelje flagrante të ligjit pas nuk ka deklaruar konfliktin e interesit. Këta thonë nuk ka faj hajduti që vjedh. Po hekurudha e kujt është. Paratë e Bankës Botërore janë paratë që merren borxh. Ka fituar të gjithë ato tendera dhe vazhdon të fitojë tendera ai dhe “skuza” është se janë para të Bankës Botërore. Po e di çfarë janë ato?Ato janë të gjitha kacidhe për kacidhe borxh që shqiptarët marrin tek Banka Botërore.Ti dorëzoje mandatin se qytetarët shqiptarë nuk të kanë votuar për një gjë të tillë.PD ka denoncuar se djemtë e deputetes Leskaj kanë përfituar një seri tenderash, atë për ndërtimin e hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, një kontratë për trajtimin e stresit për punonjësit e OSHEE dhe së fundmi edhe kontratën për rehabilitimin e digave të baseneve lumore për Drin-Buna dhe Seman./Oranews.tv/