Autorët e vrasjes në Linzë u larguan me makinën e Entonit, 5 në kërkim
Pesë persona janë shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së Enton Nikajt dhe plagosjes së një tjetri mesditën e 11 nëntorit në lokalin “Muraga” në Linzë.
Sipas policisë vrasja ndodhi pas një debati dhe konflikti fizik mes viktimës dhe pesë personave. Më pas personat e përfshirë në krim janë larguar me automjetin e viktimës.
Sipas policisë personat e shpallur në kërkim janë
1- Ervis Martinaj, 33 vjeç
2- Emiljano Nina, 20 vjeç
3- Mirsad Kuçanaj, 28 vjeç 4-
Bujar Hasani, 32 vjeç
5- Oliver Gjoka, 29 vjec.
Vrasja ndodhi në datë 11.11.2015 rreth orës 14:10 në vendin e quajtur Linzë, në lokalin e quajtur “MURAGA” në pronësi të shtetasit I. G.
Autorët së bashki me viktimën janë konfliktuar në ambjentet e parkingut të makinave.
“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë debatuar me viktimën Enton Nikaj dhe të dëmtuarin I. G janë konfliktuar fizikisht dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij si pasoje ka gjetur vdekjen shtetasi Enton Nikaj si dhe është plagosur me mjete të forta shtetasi I.G. Pasi kanë realizuar krimin autorët janë larguar me automjetin tip Mercedes benz me targa AA 725 MD i cili figuron i rregjistruar në pronësi të shtetasit Enton Nikaj” informoi sot policia e Tiranës.
Viktima Enton Nikaj, 30 vjeç, me gjëndje gjyqësore i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes me paramendim për hakmarrje” ishte liruar nga burgu pasi kishte kryer dënimin me 14 vjet burg. Gjatë kqyrjes të vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54.