Parku i Fierit, në janar nisin punimet për hapësirën 17 mijë m2
Brenda janarit 2016, në Fier do të nisë puna për ndërtimin e Parkut Qëndror të qytetit, financim 4 miliardë lekë të vjetra i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.Bashkia e Fierit konfirmon se aktualisht po studiohen projektet e prezantuara nga studiot arkitekturore.Thimi Dushi, Drejtor i Projektimeve Bashkia Fier:“Synon rritjen e gjelbërimit, pozicionon një shesh të vogël afër zonës ish-industriale të fabrikës së miellit që më vonë do të kthehet në një qendër kulturore dhe artistike.Sipërfaqaja e zonës në studim është rreth 17 mijë metra katror”.Parku Qëndror i cili është i vetmi i këtij lloji në Fier do të shtrihet në një hapësirë 17 mijë metra katrorë ku do të ketë shumë gjelbërim, rikonstruksione fasadash e rruge, ndricim rruge, kanalizime mbi dhe nëntoksore ndërkohë që ish fabrika e miellit e ndërtuar që në vitin 1930 nuk do të prishet por do të krehet në një qëndër kulturore.Qytetarët e shohin si mundësi shplodhjeje dhe argëtimi për të rinjtë, fëmijët dhe moshën e tretë.Parku qëndror i Fierit, pritet të përfundojë në fund të vitit 2018.