Punëtorët grekë protesta kundër masave shtrënguese ekonomike

Puntorët grekë kanë refuzuar që të shkojë në punë gjatë ditës së sotme, në shenjë proteste kundër masave shtrënguese ekonomike që janë ndërmarrë nga qeveria.Transporti publik u bllokua, zyrat e administrates nuk u hapën, shumë fluturime u anulluan dhe anijet qëndruan të ankoruara në port.Spitalet bënë një përjashtim, duke funksionuar me një staf të kufizuar, në grevën e parë mbarëkombatare të thirrur nga sindikatat më të mëdha të Greqisë në sektorin privat dhe atë publik.Qytetarët grekë kundërshtojnë masat e propozuara së fundmi, ku do të rriten taksat, në vecanti ato të ushqimeve si dhe do të ulen rrogat dhe pensionet. Sindikatat e punëtorëve kanë thirrur qytetarët në një protestë.Të pranishmit do të grumbullohen pranë parlamentit dhe do të marshojnë në rrugët e qytetit. Syriza ka patur edhe përplasje midis përfaqësuesve të saj, pasi disa prej deputetëve kanë kërkuar që edhe ata t'i bashkohen grevës, në shenjë mos-dakordësie me propozimet e Bashkimit Europian.3096 4928 (1) 5448 4928 6000 3543 3888 BN-LF408_grstri_M_20151112033806_86641963_030082298-1/oranews.tv/