Prodhuesit e birrës në alarm: Akciza po rritet për ne, po favorizohet importi

Prodhuesit e birrës paralajmërojnë qeverinë se rritja e akcizës për ta dhe ulja për birrën e importit do të godasë industrinë vendase dhe do të ketë pasoja për të punësuarit në të. Ata hedhin poshtë argumentin e Ministrisë së Financave se bëjnë evazion nëprëmjet nëndeklarimeve, teksa akuzojnë se evazioni po tolerohet te importuesitRritja e akcizës së birrës për prodhimin nën 200 mijë hektolitër dhe ulja për sasitë mbi këtë nivel godet prodhimin vendas dhe favorizon importin.Prodhuesit shqiptarë apelojnë qeverinë që të mos miratojë në paketën fiskale këtë gabim që do të jetë me pasoja me industrinë vendase dhe të punësuarit në të.Stefan Pinguli:Do të rritet niveli i importeve, kjo nuk diskutohet.Ku do të shkojnë këta punonjës, atëherë do të detyrohemi të marrim birrën të gjithë nga jashtë të gatshme dhe vetëm të bëjmë mbyllje birre, që të na kushtojë më pak. Çfarë do të bëjmë? Do të heqim punëtorët nga puna se nuk ka rrugë tjetër.Prodhuesit shqiptarë hedhin poshtë si të pavërtetë argumentin e Ministrisë së Financave, për evazion nëpërmjet deklarimeve më të ulëta të prodhimit prejt tyre.Stefan Pinguli: Të pretendosh ti që ne kemi prodhues vendas këtu mbi 200 mijë hektolitra nuk ekziston kjo gjë në Shqipëri.Ekziston që prodhuesit e jashtëm janë mbi 200 mijë hektolitra. Këtu pranohen birra që vinë nga jashtë nën 200 mijë hektolitra dhe nuk u marrin lekët atyre, të akcizës siç duhet.Ministria e Financave ka parashikuar në paketën fiskale 2016, që akciza e birrës për prodhimin nën 200 mijë hjektolitër të rritet nga 360 lekë që është aktualisht në 400 lekë, ndërsa për prodhimin mbi 200 mijë hektolitër që është kryesisht import, akciza të ulet nga 710 lekë që ëhstë tani në 600 lekë për hektolitër.Ashtu siç pohojnë edhe vetë financat në draftin e tyre, kjo çon automatikisht në një rirtje të akcizës me 11 % për birrën vendase dhe ulje me 15% për birrën e importit.Nëse ky vendim kyn në fuqi, sipas një përllogaritje të thjeshtë rezulton që importeusit përfitojnë një avantazh vetëm prej akcizës prej 26% kundrejt prodhuesve vendas. Ndryshimi i akcizës së birrësProdhimi                                Viti 2015                Viti 2016Nën 200 mijë/hektolitër             360 lekë         400 lekëMbi 200 mijë/hektolitër             710 lekë         600 lekë