I kapen 4600 euro fallso në lokal, arrestohet pronari, në kërkim furnizuesi
Policia e Sarandës ka ndërmarrë një aksion të gjerë kundër fallsifimit të monedhave. Në prangat e policisë ka rënë një pronar lokali, ndërsa ka nisur proçedimi penal ndaj motrës së tij dhe është shpallur në kërkim personi nga i merrnin.Policia ka arrestuar Besjan Valcën, 29 vjeç, banues në Sarandë, pasi në lokalin e tij në lagjen nr. të qytetit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një vlerë monetare prej 4600 euro të falsifikuara.Nga këto 82 copë kartëmonedha 50 euroshe dhe 5 copë kartëmonedha 100 euroshe.Policia ka filluar proçedimin penal kundrejt (motrës së tij) shtetases B.M, 26 vjeç, banuese në Sarandë.Pasi gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e të vëllait, u gjetën dhe u sekuestruan në çantën e saj të dorës, një shumë parash prej 150 euro të falsifikuara.Ndërkohë është shpallur në kërkim Pandeli Plaku, 41 vjeç, banues në fshatin Çukë, pasi dyshohet se ky shtetas është burimi i monedhave falso.Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tij.