Miratohen parkingjet me pagesë në Tiranë, për rezidentët do jetë falas brenda zonës

Me votat e mazhorancës këshilli bashkiak miratori projektvendimin për parkimet me pagesë.  Parkimet janë të ndarë në 3 zona për të cilat ka tarfia të përcaktuar për orë qëndrimi, ditë dhe abonim. Rezidentët nuk do të pagujanë vetëm brenda zonës të tyre  ku janë dhe vendparkimet e reja publike nuk do të jenë më kompetencë e bashkisë por e këshillit bashkiak. Këto ishin propozime të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.Shezai Rrokaj: Zero kosto për qytetarin në zonën e vet i cili do të pajiset me kartën e rezidentit.Erion Veliaj: Garantojmë që rezidentët e kanë parkimin falas. Çfarë ndodh sot me rezidentët? Jetoni në Tiranë të gjithë, le të harrojmë për një moment politikën, le të kujtojmë kur dalim poshtë shtëpive dhe dikush ka vënë 6 makina që thonë shitet të gjitha me target gjermane dhe thotë unë jam resident. Jo, ti nuk je! Ti po e kthen lagjen në një pikë shitje makinash.Mbledhja e këshillit bashkiak nisi 2 orë më vonesë dhe u shoqërua me debate.Opozita i quajti këto pazare të mazhorancës.Leonard Olli: Arroganca që ju ka kapluar nuk ju lejon të reagoni dhe as kërkoni një minimum ndjese ndaj asaj që ka ndodhur.Urbanisti, Besnik Aliaj, kërkoi garancin që ky vendim për parkingjet publike të mos jepen me koncension.Besnik Aliaj: Kryetar duhet të më garantosh. Kam duruar ofendimet dhe kam ikur nga salla, me lejo fjalën. Fjalën nuk e kam për parti, por për ty dhe për mua. Të jetë kjo një shërbim që sot i klohet kësaj agjencie dhe nesër bëhet outsourcing, privatizohet apo mbetet publike, cila është qëndrimi i kësaj. Kjo është shumë themelore për të mos lënë nesër re të zeza në horizont.Opozita tha se tarifat janë të larta, në kohën kur 60% e qytetarëve janë në vështirësi ekonomike, duhet një studim dhe një plan afatëgjatë për 4000 vende parkimet.Në këtë mbledhje të këshillit bashkiak nuk u indeksua rritja e pagës për kryetarin e bashkisë dhe për nënkryetarët.