U merrnin lekë bizneseve për regjistrim, arrestohen dy punonjës të QKR-së
Finalizohet me sukses operacioni i zhvilluar nga Sektori për Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Fier në bashkëpunim me Taks-Forcën e Prokurorisë Fier.Operacioni i koduar "Q.K.R" me metoda speciale të hetimit.5 persona, kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, mes tyre dy punonjës pranë zyrës vendore të Q.K.R me akuzën e korrupsioni pasiv.Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Taks-Forcën e Prokurorisë Fier, mbas një pune dy mujore me metoda speciale të hetimit,finalizuan arrestimin e dy punonjësve të Q.K.R Fier Mehmet Muskaj 44 vjeç dhe Martin Tahamazaj 40 vjeç si dhe të shtetasve Zalo Mukaj50 vjeç, Nexhat Kulla 55 vjeç dhe Ervin Kumaraku, 34 vjeç.Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi A.H 49 vjeç, për veprën penale të "Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm".Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ju merrnin lekë shtetasve të ndryshëm që aplikonin për t'u regjistruar në zyrën e Q.K.R Fier.