Tërheqja e qeverisë, kryeministri kalon nga lufta në paqe me biznesin e vogël
Aksioni i qeverisë kundër informalitetit në fund të muajit të dytë të tij u shfaq i ekspozuar përballë një rreziku që mund të godiste dhe biznesin e rregullt bashkë me atë informal.Shembujt që u shfaqën në terren ishin të pashembullt, sekuestrimet tejkaluan ligjin dhe sjellja e tatimorëve me biznesin e vogël, kryesisht kalojnë në mjaft raste çdo kufi ligjor.E megjithatë në arkën e shtetit të ardhurat në shtator ishin sërish në rënie.E gjendur përballë një presioni në rritje të bizneseve dhe ndërkombëtarëve, qeveria tërhiqet përballë biznesit të vogël dhe ofron lehtësira.Zëra brenda shumicës artikuluan qartë nevojën për ndryshime në proçedurën e tenderimeve, ndërsa në fund shqiptarët duan të dinë ku shkojnë paratë e tyre.Mimoza Picari ju sjell një vëzhgim mbi të gjitha këto problematika.
/Oranews.tv/