Pasagjerët e autobusit Prishtinë-Tiranë: Dy mjete na provokuan, frikë nga grabitja. Personat brenda makinës: “Ishte shaka”

Momente paniku kanë kaluar pasagjerët e një autobusi që udhëtonte nga Prishtina në Tiranë. Ata pretendojnë se dy makina, brenda të cilave udhëtonin disa persona i kanë provokuar gjatë një pjesë rruge sapo kanë dalë nga Tuneli i Kalimashit.Një prej pasagjerëve tha për Ora News, se ngjarja ka krijuar panik mes tyre, pasi i janë trembur grabitjes. Ai theksoi se veturat e provokonin herë pas here autobusin për ta ndalur, por drejtuesi i tij ka vijuar rrugën deri në pikën më të afërt të karburantit.Gjatë kësaj kohe ata kanë denoncuar ngjarjen pranë policisë së Kukësit, një patrullë e të cilës ka ndaluar një prej mjeteve të dyshuara.Personat brenda makinës kanë thënë se nuk kishin në plan të grabisnin, por kanë pranuar se kanë bërë një shaka me drejtuesin e mjetit, pasi po vinin drejt Tiranës “për qejf” siç janë shprehur paraprakisht.Ndërsa autobusi ka vijuar normalisht udhëtimin për në Tiranë.Policia e Kukësit konfimon se po kryen procedurat për zbardhjen e të vërtetës.