Blerim Destani, publikohet trajleri i filmit “Soko 5113”
Blerim Destani së fundmi ka përfunduar edhe xhirimet e filmit gjerman “Soko 5113”. Aktori shqiptar konsiderohet si njëri ndër aktorët e preferuar të kinematografisë gjermane.Në një postim të fundit, në instagram, Destani ka njoftuar se tashmë trajleri i filmit është gati, ndërsa premiera e tij do të mbahet me datë 09.11.2015. Ky film do të transmetohet në njërin nga kanalet më të mëdha televizive gjermane atë të “ZDF”.Një vit më parë, filmi ''The whore'' ku interpreton aktori shqiptar ka pasur një jehonë shumë të madhe në Gjermani dhe në shumë vende europiane. Premiera e filmit arriti një shikueshmëri të madhe, ndërsa Destani u vlerësua për rolin e tij si protagonist.Blerim Destani u bë i njohur për publikun shqiptar me filmin “Koha e kometës”, të regjisorit Fatmir Koçi, ku ai interpretonte rolin e Shestanit. Menjëherë pas suksesit në këtë film, jeta e tij ndryshoi tërësisht, ndërsa ofertat joshëse e kanë shndërruar atë në një aktor me përvojë./oranews.tv/