Lil Wayne-it i konfiskohet shtëpia për shkak të borxheve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2015, 20:50
Shtëpia e reperit 33-vjeçar, Lil Wayne, që ndodhet në Miami Beach, është konfiskuar nga policia, që ka sekuestruar të gjitha objektet për shkak të një borxhi prej 2 milionë dollarësh që reperi i detyrohet një kompanie aeroplanësh.Vila e reperit 33-vjeçar është “pushtuar” nga policia mëngjesin e së martës, pasi përveç shumës prej 2 milionë dollarësh që i detyrohet kompanisë, ai duhet të paguajë edhe një shumë prej 200 mijë dollarësh gjoba.Këngëtari i hitit "Lollipop", emri i vërtetë i të cilit është Dwayne Michael Carter Jr., besohet të ketë patur në shtëpi një koleksion pikturash me një vlerë prej 30 milionë dollarësh, një pjesë e të cilave është marrë nga policia./oranews.tv/