Rikthehet Spears, këngëtarja amerikane po punon për albumin e ri
Britney Spears ka konfirmuar se po punon shumë për të sjellë për fansat e saj një album të ri. Lajmi është publikuar në rrjetet sociale ku bukuroshja bjonde shkruan: “Duke punuar shumë...albumi i ri...poooo”, thuhet bashkangjitur një fotografie të postuar nga ajo.33-vjeçarja publikoi albumin e saj të parë në vitin 1999 dhe që nga ajo kohë erdhën edhe 7 albume të tjerë. Ajo u bë një ikonë e muzikës amerikane, por prej disa vitesh nuk ka publikuar më albume të reja. Megjithatë, bukuroshja po planifikon një rikthim të fuqishëm në skënën muzikore botërore.Albumet e para të saj, ...Baby One More Time dhe Oops!... I Did It Again u bënë suksese internacionale dhe albumi i parë u bë albumi më i shitur nga ndonjë artist adoleshent, rekord që e mban edhe sot e kësaj dite. Këngët kryesore të veçuara respektivisht nga secili nga dy albumet e para, "...Baby One More Time" dhe "Oops!... I Did It Again" thyen rekorde internacionale shitjesh. Në 2007, problemet personale të Spears, tej mase të publikuara nëpër mediat botërore e çuan karrierën e saj muzikore në zbrazëti.Spears ka shitur më shumë se 100 milion albume dhe rreth 100 milion këngë të veçuara në të gjithë botën, gjë që e bën atë një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave. Revista Rolling Stone njohu suksesin e saj të pamohueshëm dhe të menjëhershëm dhe e quajti një nga momentet më të bukura të muzikës, ndërkohë që VH1 e rendit të njëmbëdhjetën në listën "100 Femrat më të Mira në Muzikë" të vitit 2012.
/oranews.tv/