Revista Forbes: Vladimir Putin njeriu më i fuqishëm në botë
Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në krye të listës vjetore të revistës Forbes për të tretin vit radhazi përsa i përket njerëzve më të fuqishëm në botë.Në vend të dytë qëndron kancelarja gjemane Angela Merkel, e ndjekur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Sipas revistës, në 12 muajt e fundit Putin ka treguar se ai është një ndër të paktët burra në botë, aq i fuqishëm sa të bëjë ç’të dojë.Pavarësisht sanksioneve ekonomike të vendosura në vendin e tij nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian dhe ekonomisë së dobët në Rusi, sondazhet shtetëore dhe të pavarura tregojnë se Putin është bërë më popullor se kurrë në Rusi.Fushata e sulmeve ajrore kundër Sirisë, që filloi në fund të shtatorit, do të thotë se Putin ka forcuar ndikimin e tij në Lindjen e Mesme.Merkel është femra më me ndikim në botës, sipas Forbes. Liderja gjermane është ngritur me 3 vende në listë, duke lënë prapa edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.Merkel luajti një rol kyç më negociatat me qeverinë greke në verë, për pranimin e kushteve për shpëtimin e Greqisë.Ndërsa Obama ka rënë në vend të tretë për shkak të suksesit të politikanëve të tjerë amerikane, që sipas tyre, kreu i SHBA-së është lënë nën hije nga Merkeli në Europë dhe nga manovrat e Putin në Lindjen e Mesme.5-shen kryesuese e mbyllin Papa Françesku në vend të katërt dhe, lideri kinez Xi Jinping.