Dekriminalizimi, Bylykbashi: Nëse PS nuk do testin e drogës, të japë arsyet pse
Kryetari i Komisionit të Posaçëm për dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” ka folur pËr qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me testin e drogës.Ai ka thënë se ky është një qëndrim parimor i PD-së, por nëse PS është e vendosur kundër, atëherë duhet gjetur kompromisi.Tare: Nëse do të jeni në pikën që për të shpëtuar gjithë marrëveshjen dhe gjithë ligjin duhet të tërhiqeni nga testi i drogës, do ta bëni?Bylykbashi: Unë e thashë, është pozicion politik i PD. Besoj është shumë principial, sigurisht që ne në fund do ti drejtohemi rrugës më të mirë për të gjetur zgjidhje.Ky ligj kërkon 3/5. Nëse PS është kaq e vendosur të paktën të japë shpjegime pse nuk e do. Nuk është histori qesharake, është histori shumë e rëndësishme. Të japë arsyet e mira se pse nuk e do.Ku e ka problemin? Ta kuptojnë shqiptarët dhe pastaj të gjejmë një zgjidhje, e cila do të na çojë...Duhet ta ngushtojmë rrethin e personave, le ta ngushtojmë rrethin e personave, por këtu është një çështje principiale.Me këtë deklaratë, zoti.Bylykbashi ka lënë një derë të hapur për tërheqjen e PD nga kjo kërkesë, për hir të miratimit të ligjit.