S’ka me vende varresh, Bashkia: Kemi nisur proçedurat për blerje toke
Në varrezat e Korçës nuk ka më vende për të vdekurit e këtij qyteti. E gjendur në këtë situatë Bashkia ka nisur proçedurat për të blerë parcela të reja toke afër varrezave ekzistuese. Derisa situata të zgjidhet qytetarët kanë gjetur një menyrë të shpejtë, të varrosin të afërmit e tyre në varrezat e vjetra familjare.Ky rrip i ngushtë toke është i fundit për t'u shfrytëzuar për varre në qytetin e Korçës.Nga 50 parcela të krijuara në varrezat publike, të gjitha janë të zëna.Bashkia ka nisur punën për blerjen e tokava afër varrezave ekzistuese, por ky proçes pritet të zgjasë një vit për shkak të proçedurave të shpronësimeve.E derisa situata të marrë një zgjidhje vihet në pikëpyetje nëse varrezat aktuale do të përballojnë kërkesat për varre.Larisa Katundi:“Zgjerimi i sipërfaqes së varrezave publike ka qenë një problematikë e cila nga Bashkia e Korçës do të gjejë zgjidhje shumë shpejt. Them se brenda vitit, ose të paktën është parashikuar në buxhetin e 2016, do mundësohet patjetër shtimi i kësaj sipërfaqeje. Ne jemi në negociata me pronarët e truallit të cilët do të shpronësohen dhe pas kësaj faze kuptohet që do të shtohet edhe sipërfaqja e varrezave publike”.Në mungesë të sipërfaqes së tokës, prej kohësh në varrezat publike të qytetit të Korçës është gjetur si zgjidhje ajo e hapjes se varreve të vjetra.Qytetarët detyrohen të shfrytëzojnë varret e vjetra familjare për të varrosur aty të afërmit e tyre.