Londra bëhet gati për funeralin e Zonjës së Hekurt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2013, 07:38
Në rrugët e Londrës u kryen dje prova për funeralit të ish kryeministres britanike Margaret Thatcher.Qindra anëtarë të personelit ushtarak britanik, përfshi banda dhe njësi speciale të rojeve të nderit, morrën pjesë në provat para-agimit, duke marshuar përkrah karrocës që do të transportojë arkivolin për në Katedralen e Shën Paulit.Varrimi i ish kryeministres britanike do të zhvillohet të mërkurën.Mbretëresha Elizabeth do të jetë pjesëmarrëse në funeralin e Margaret Thatcher e njohur si Zonja e Hekurt.Zonja Thatcher ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 87 vjeçare.