Rama tregon episodin me të riun e 100 vjeçarin dhe një mesazh për reformën në arsim

Në konferencën për “Profesionet më të kërkuara” Kryeministri Edi Rama e shoqëroi fjalën e tij me disa rrëfime përmes të cilave donte të jepet disa mesazhe të rëndësishme.Duke treguar se një i ri i kërkoi foto por në fund i kërkoi punë, Rama tha se në 20 vite u harrua "shqipsa e zanateve" çka solli një numër të madh juristësh e ekonomistësh që sot janë të papunëEdi Rama: ”Jo me larg sesa dje rastisa që të takohem një djalë që donte të bënte një foto dhe ndërkohë që po benim foton tha, me gjej ndonjë punë. Çfarë shkolle ke berë? Juridik si gjithë shqiptaret. Besoj se kjo është një përpjekje që ka fillu 20 vjet me vonesë sepse në çerek shekulli tranzicion ne humbëm tërësisht shqisën e zanateve dhe u transformuan edhe rrugën e investimit në dije në rrugë me një korsi të vetme, ajo e arsimit të lartë"Por ndërsa fjalën e nisi me një të ri e mbylli me një të moshuar plot 100 vjeç i cili i kishte thënë se as Rama nuk mund ta bëjë Shqipërinë. Dhe me këtë episod u dha një përgjigje edhe studentëve që kundështojnë reformën ën arsim.Sipas kryeministrit 100 vjecari i kishtë thënë si këshillë Ramës se një shtet nuk mund të bëhet pa reformën në arsim, pasi një nismë e tillë nuk jep votaEdi Rama: As ti s'ke për ta bërë dot Shqipërinë. Pse? - i thashë. Sepse qe të bëhet Shqipëria duhet që një qeveri të marrë përsipër të sakrifikojë nga vetja për të bërë arsimin. Mirëpo i kam pare tha, se jam 100 vjec. Të gjithë thonë, po te arsimi nuk prekin se arsimi nuk të jep vota. Është pemë që kur e mbjell derisa i merr frytet, kalojnë disa mandate. Por politikanët nuk kanë kohë me prit. Vizioni i tij ishte: Paratë që ka shteti të shkojnë të gjitha për nënat shtatzane, për bebet e deri tek 22 vjeçarët, të tjerët ndaç të jetojnë ndaç të vdesin. Kjo është shumë e djathtë për mua.”