Basha thirrje për mosbindje civile, falim kamatvonesat për energjinë
Taksat e larta dhe mungesa e fuqisë blerëse, jan shqetësimi kryesor i tregtarëve.Kreu i opozitës, ishte mjaft i ashpër me qeverinë, kur tha se teksa kryeministri me aq drejtësi ju merr kacidhen e fundit qytetarëve, vetëm në dogana e tatime zyrtarët vjedhin 1 milionë dollarë në ditë.Lulzim Basha :“1 miliardë dollarë në një vit, abuzime, vjedhje, korrupsion, majmen, pasurohen, bredhin si turistë nëpër botë. 162 ditë ditë në dy vite ky njeri që i thotë vetes kryeministri i Shqipërisë, i ka harxhuar në hotelet më luksoze të botës me paratë e shqiptarëve që i ka çuar drejt varfërimit dhe mjerimit, azilit e deri vetëflijimit”Kreu i demorkatëve Lulzim Basha, u kërkoi qytetarëve kuksianë të ngrihen në protesta për të larguar qeverinë.Lulzim Basha : "Të ngrihemi, të ngriheni e të frymëzojmë anembanë vendin përmes akteve të mosbindjes civile, e qëndresës, hapjen e një rruge tjetër për Shqipërinë, për shqiptarët, për Kukësin dhe çdo qytetar."Zoti Basha garantoi se oferat e demokratëve është për qytetarët dhe jo për pasurimin e shtetarëve.Lulzim Basha : “Por duhet ta dini që qeveria për të cilën ngriheni duhet të japë llogari që nga çasti i parë para jush, që qeveria për të cilën do të ngriheni dhe do të votoni do të jetë qeveria që do ulë taksat. Ju jap fjalën e nderit sot si kryetar i opozitës dhe kryetar i Partisë Demokratike e nesër me besimin tuaj se gjëja e parë që do të bëjmë është ulja e taksave.”Kreu i opozitës nga Kukësi ripërseriti dhe një herë premtimin e tij për rritjen e punësimit, taksa më të ulëta në Ballkan, uljen e çmimit të energjisë dhe faljen e kamatvonesave./Oranews.tv/