Spanja arreston tre terroristë, Al-Kaeda kërkon të bashkojë forcat me ISIS

Policia spanjolle ka arrestuar tre  terroristë të lidhur me Shtetin Islamik, të cilët  dyshohet se kishin planifikuar të kryenin sulme në vend.Sipas autoriteteve spanjolle, dy prej tyre u arrestuan në një lagje të vjetër të kryeqytetit, e njohur si tregu i drogës së Madridit.Të arrestuarit janë me origjinë nga Maroku, por me banim në kryeqytet. Policia tha se po heton dhe banesat e tyre, teksa numri i të arrestuarve të cilët dyshohen për kryerje apo planifikim të akteve terroriste, ka shkuar në 60.27 të tjerë janë prangosur në vende të tjera dhe sipas Ministrit të Brendshmëm spanjoll, pjesa më e madhe e tyre janë nga Maroku dhe akuzohen për rekrutim të të rinjve për t’iu bashkuar militantëve ekstremistë islamikë.Sakaq një ditë më parë, lideri i Al-kaedës, Aiman Al Zaëahri, u bëri thirrje të gjithë vëllezërve muxhahedinë, siç i quajti ai, të bashkohën kundër Rusisë dhe perëndimit në Siri dhe Irak. Apeli i Al Zaëahri tegon qartë që Al-Kaeda është e gatshme të bëjë aleancë me Shtetin Islamik."Amerikanët, rusët, iranianët dhe aletatët e tyre po bashkojnë forcat kudnër nesh dhe ne nuk jemi të aftë të bëjmë të njëjtën gjë”, thotë ai në mesazhin e publikuar në faqete lidhura me organizatën në internet.Kjo nuk është hera e parë që Al-Kaeda shfaq interes për tu bashkuar me Shtetin Islamik, por raportet mes tyre gjithmonë kanë qenë mes rivalesh dhe jo aleatësh.