36.000 lekë ryshfet Prokurores për ti hequr padinë ndaj të ëmës, arrestohet

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 46-vjeçar banues në fshatin Krrabë të Tiranës me akuzën e korrupsionit të funksionarëve të lartë të drejtësisë.Sipas policisë, Gëzim Peçi, ka tentuar të korruptojë Prokuroren e rrethit Gjyqësor Elbasan, A.XH me 36.000 lekë ryshfet, pasi kjo e fundit kishte regjistruar një proçedimin penal ndaj nënës së tij Z.P.E gjithë ngjarja ka ndodhur ditën e hënë (2 nëntor 2015).“Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi gjatë ditës së djeshme, është paraqitur pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në zyrën e prokurores A.XH për ti dorëzuar një çertifikatë familjare dhe një vertetim të KMCAP, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka rregjistruar proçedimin penal Nr.1892 të vitit 2015 për nënën e tij shtetasen Z.P.Ky shtetas i ka thënë prokurores se kishte një porosi nga nëna e tij dhe ka nxjerrë një shumë parash prej 36.000 lekë, për t’ia dhënë Prokurores, e cila ka njoftuar menjëherë policinë ku dhe ështe bërë arrestimi në flagrancë i tij”.Lekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.