Integrimi, Pittella: Miq si ne dhe lidër si Meta-Rama për konkretizimin e aksionit
Ecja përpara në proçesin e integrimit europian dhe reforma në drejtësi kanë qenë në fokus të takimit të kryeparlamentarit Ilir Meta dhe eurodeputetit Gianni Pittella, i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë në krye të një delegacioni nga Parlamenti Europian.Në përfundim të takimit, Meta vlerësoi reformën në drejtësi si kyçe për hapjen e negociatave, duke shtuar se të gjitha energjitë duket të fokusohen për finalizimin e saj.Meta: “Ndamë sëbashku kënaqësinë pëtr arritjet e Shqipërisë në këtë proçes, pritshmëritë për të ecur përpara me reforma akoma më të rëndësishme që do na ndihmonin për çeljen e negociatave në një kohë sa më të shpejt të mundur. Vlerësuam si mjaft të rëndësishme përqëndrimin e energjive në reformën në drejtësi, që do bënte të mundur një mbështetje më të plotë për hapjen e negiociatave. Presim me interes edhe progresraportin për këtë vit që do ta studiojmë me vëmendje dhe do përbëjë një program të rëndësishëm pune për të gjithë institucionet”.Nga ana e tij europarlamentari italian, Gianni Pittella, njëherësh dhe President i grupit politik të Socialistëve e Demokratëve në Parlamentin Europian, tha se Shqipëria po ecën shumë mirë me reformat.Vendit tone, sipas Pitellës, i nevojiten jo vetëm miq të mirë, por edhe lider si Meta dhe Rama që të konkretizojnë aksionin.Pittella: “Jemi këtu për hapjen e një misioni që na sjell tek vendet e Ballkanit. Donim ta nisnim nga Shqipëria për shkak të lidhjes së thellë me këtë komb.E nisëm me kryeparlamentarin Meta për shkak të miqësisë.E gjithë kjo për të përsëritur dëshirën tonë për të çuar vendet e Ballkanit në BE. Shqipëria po ecën shumë mirë.Dua të vlerësoj qeverinë Rama për punët që ka bërë, hapat që ka bërë për arritjen e këtij proçesi. Po bëhet një luftë në nivel më të lartë të korrupsionit, ka progres në administratën publike, në respekt të të drejtave njerëzore, ka një rritje ekonomike domethënëse, po bëhen hapa të rëndësishëm në reformën në drejtësi në mënyrë që në 2016 të arrihet formalizimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE. E kemi ndjekur vazhdimisht proçesin për Shqipërinë që me liberalizimin e vizave. Është e rëndësishme që të ketë miq si ne, por edhe lidër si Ilir Meta dhe Edi Rama që të arrijnë të konkretizojnë këtë aksion”.Pjesë e diskutimeve mes Metës dhe Pittellës ishin edhe forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe kriza e refugjatëve.
/Oranews.tv/