Të rinjtë, Rama: Diplomohen juristë, kërkojnë punë përmes prindërve në shtet

“Dje më rastisi të takohem me një djalë që donte të bënte fotografi dhe ndërkohë që bënte gati pozën më tha: Më gjej ndonjë punë o burrë. I thashë: -Çfarë shkolle ke bërë. Juridik si gjithë shqiptarët”.Me këtë përvojë të tij personale, kryeministri Rama shprehu edhe njëherë nevojën për të orientuar të rinjtë drejt arsimit profesional. Sipas Ramës, Shqipëria për më shumë se 20 vite ngriu zanatet.Rama: “Kjo është një përpjekje që ka filluar 20 e kusur vjet me vonesë.Thuajse çerek shekulli tranzicion ne humbën terësisht shqisën e zanateve dhe transformuam gjithë rrugënb e investimit në dije, një rrugë me një korsi të vetme, atë të arsimit të lartë. Bëmë gjithçka mundëm për të ndërtuar një piramidë iluzionesh, duke u krijuar praktikisht të rinjve dhe prindërve idenë se çdokush mund të bëhej jurist, ekonomist, inxhinier dhe se kishte ikur koha kur njerëzit mund të jetonin me ambicien e vogël të qënit zejtar apo të pasurit e një zanati.Në një anketë të bërë me një grup kompanish të huaja për të kuptuar se çfarë duhet adresuar që të rritet prania e investimeve të huaja në Shqipëri nuk ishin taksat problemi i ngritur nga kompanitë, por tre problemet parësore ishin sistemi i drejtësisë, krahu i pakualifikuar i punës dhe titujt e pronësisë”.Rama tha se qeveria e tij po përpiqet të adresojë të tre çështjet në një qasje të re.I bindur se ky nuk është një investim që kthehet mënjëherë, ai tha se shenjat e para të këtij proçesi janë inkurajuese.Rama: “Ne po përpiqemi ti adresojmë këto çështje në një qasje të re. Nëse do të ishte trajtuar dhe ndërtuar në 20 e kusur vite sot do ishim në një gjëndje krejt tjetër.Ka gjithmonë një moment për të filluar dhe ne kemi filluar duke çelur korsinë alternative të zanateve për gjithë të rinjtë që nuk ndjekin Universitetin, por padyshim jo korsi zanatesh si rrugë dytësore por korsi zanatesh që synojmë dhe jam i bindur që në një të ardhme jo shumë të largët të bëhet zgjedhje, ku jo vetëm ata që nuk ndjekin dot Universitetin, por dhe të tjerë që bëjnë këtë zgjedhje të jenë në gjendje të marrim një arsim cilësor.Kemi punuar për të ndërtuar një vend ku kemi numrin më të madh të juristëve për km katrorë në gjithë planetin, por ku është e vështirë të gjesh një elektriçist, hidraulik, marangoz. Nuk është investim që kthehet menjëherë si piramidat e Sudes apo ato Universitare. Është sistem që do kërkojë kohën e vet. Ne e kemi filluar dhe shenjat e para janë inkurajuese.Vitin e parë pas reformës është dyfishuar numri i vajzave dhe djemve që janë rregjistruar në shkollat profesionale. Është inkurajues dhe fakti që në statistikat e atyre që marrin një punë ata që kanë mbaruar një shkollë profesionale janë pothuajse njësoj të kërkuar si ata që kanë Universitet”.Shkolla e Kamzës, një dështim i suksesshëmNë konferencën me temë “Profesionet më të kërkuara”, Kryeministri tha se kjo qeveri për të ngritur një arsim profesional të besueshëm duhet të ndërtojë gjithçka nga e para.Sipas tij tentativa e qeverisjes së kaluar me shkollën e Kamzës ishtë një dështim i suksesshëm.Rama: “Për të ndërtuar arsim profesional të besueshëm duhet të bëjmë gjithçka nga e para, ai ekzistuesi ishte sistem i marrë fund ku elektriçistëve u mësohej profesioni duke vizatuar poçin në dërrasë të zezë. Klasa pa asnjë lloj praktike.Shkolla profesionale e Kamzës u inagurua me famë të madhe dhe fonde të donatorëve dhe ishte një dështim i suksesshëm sepse ishte një shkollë ku askush nuk kishte interes të shkonte, pasi nuk kishte asnjë lidhje me tregun. Ndërkohë sistemi dual që i jemi referuar është ambicja për të lidhur nxënësin me tregun qysh sa fillon të mësojë zanatin dhe për tu dhënë mundësi kompanive për të rekrutuar qysh në fillim të shkollës zanatçinjtë e së nesërmes. Duke ndarë kohën mes shkollës dhe punës në ndërmarrje gjatë çdo jave”.Rama vlerësoi edhe angazhimin e sipërmarrjes për tu përfshirë në këtë proçes reformues.Rama:“Shkollat profesionale janë urë shumë solide për punësim dhe prespektivë të qartë përmes një karrierë të sigurt gjë që nuk mund të thuhet për arsimin e përgjithshëm dhe as universitetin. Jam i inkurajuar nga përgjigjia që kam pasur prej sipërmarrjes, nuk kanë qenë të paktë ata që janë interesuar për tu përfshirë në këtë sistem.Ideja për të ndërtuar një rrjet shkollash profesionale të ekselencës në bashkëpunim me një grup donatorësh jo se kanë para, por se kanë dijen e nevojshme është një ide fituese për tu dhënë mesazh të qartë se nuk kanë pse ndihen inferiorë ndaj atyre që vazhdojnë Universitet”.70% e të rinjve të papunë: O shtet, o s’kaPër Ramën problem në shoqërinë shqiptare mbetet edhe përqasja për të kërkuar punë vetëm në adminsitratën publike.Rama: “Janë mbi 70% e të rinjve të papunë që thonë o në shtet o nuk ka.Nëse ju ka qëlluar të shikoni mbledhjet e PS, gjithmonë në oborrin e PS ka njerëz që vinë për të qarë hallet e tyre.Gjithmonë aty ka prindër që vinë dhe kërkojnë punë për djalin 35 vjeç, 40 vjeç, apo vajzën me dy kalamaj. As djali dhe as vajza nuk marrin mundimin të kërkojnë punën. Një nga nënat qante atje”.