Vijon fluksi i klandestinëve në brigjet greke: Kërkojmë siguri, kaq

Mijëra klandestinë vijojnë të mbërrijnë në brigjet greke pavarësisht motit të ashpër të dimrit.Të ikur nga konfliktet e Lindjes së Mesme duke udhëtuar nga Turqia në Greqi, pjesa më e madhe e tyre po nxitojnë në destinacionet e pasura në perëndim dhe veri të Europës.Greqia është kthyer në pikën kryesore të hyrjes së emigrantëve në Europë, me rreth gjysëm million perspona që prej janarit të këtij viti.“Në ikim nga vrasjet dhe gjithçka na bën të ndihemi keq. S’ka asgjë të mirë atje, duam vetëm të jemi të sigurtë , kaq”, thotë Khalifi nga Iraku.Kohët e fundit shumë tragjedi kanë ndodhur në afërsi të brigjeve greke, ku mbi 60 klandestinë kanë humbur jetën vetëm javën e kaluar pas mbytjes së varkave të tyre.Situata e rëndë ka bërë që shumë vullnetarë të përqendrohen në këtë zonë, të cilët ndihmojnë të gjithë refugjatët me ushqime, veshje dhe udhëzime për të vijuar udhëtimin e tyre.“Ndodhemi në Lezbos për të ndihmuar refugjatët, do të jemi këtu për një jave për ti ndihmuar ata me ushqime, rroba dhe nevoja bazike”, thotë Line Renhol, një vullnetar norvegjez.Ai shtoi se për reth 6 orë në brigjet e ishullit kanë mbërritur 11 barka me klandestinë.Gjendja e vështirë e të gjithë atyre që ndërmarrin këtë udhëtim të rrezikshëm dhe vdekjet e ditëve të fundit kanë bërë që edhe vendasit të dalin dhe të ndihmojnë me aq sa munden.Thuajse gjysma e vikimave të kësaj jave ishin fëmije dhe foshnje, teksa ende vijojnë operacionet e kërkimit për personat që rezultojnë të zhdukur.