Kapen gati 400 kg drogë në një dita, kanabisi u gjet në bombol gazi e në thasë
Rreth 380 kg lendë narkotike janë sekuestruar nga policia në disa qarqe të vendit.Operacioni i fundit ishte në fshatin e quajtur Peshtan të Komunës Qendër-Leskovik të Qarkut të Korçës janë sekuestruar 172 kg lendë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.Lënda e cila ishte përgatitur për t'u tharë u gjet në banesën e shtetasit Fredi Kara, ndërsa Policia e Kolonjës në këtë aksion arrestoi në flagrancë katër shtetas.Në zonën e Thethit në Shkodër, blutë zbuluan teksa transportohej me dy automjete rreth 100 kg lëndë narkotike e ndarë nëpër thasë, ndërsa arrestuan 4 persona. Lënda narkotike, dyshohej se kishte si destinacion final Malin e Zi.Në një tjetër operacion, Policia e Shkodrës, sekuestroi në Muriqan 30 kg kanabis, e fshehur në një bombol gazi të automjetit ku po transportohej.Gjin Fusha, 58 vjeç nga Dukagjini është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit, në tentativë për ta nxjerrë drogën jashtë vendit.Policia ushtroi kontroll në automjetin tip VOLVO me targa AA 609 MK, në pronësi të tij."Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në pjesën e pasme të automjetit në pjesën e brendshme të bagazhit, u konstatua një bombol gazi me ngjyre te zeze metalike, e cila kishte shenja të lyerjes me bojë të zezë (të re).Pas hapjes së bombolës në brendësi të saj u konstatua nje bombul tjeter metalike, me qëllim shanin e gazit të bombulës që punonte automjeti , ku pas hapjes u gjet lëndë narkotike Canabis Sattiva" saktëson policia. Lënda narkotike ishte e vendosur në disa pako në formë rrethore e mbeshtjellë me celefon e presuar.Në Vlorë në vendin e quajtur në fshatin Tragjas, blutë sekuestruan 74 kg lëndë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që poseiduesi ka braktisur makinën ku transportohej droga sapo ka parë prezencën e efektivëve. Policia shpalli në kërkim 24 vjecarin Krenar Bitraj, banor i Tragjasit, i cili transportonte 74.1 kg kanabis në formë gjethe dhe boçe.Ndërkohë në Mirditë gjatë finalizimit të operacionit të koduar "Rrënja e Zezë, u sekuestrua 1 kg kanabis, 5 radio policie, dy dylbi, 17 mjetet prerëse, dy kallshnikov, etj. 4 persona përfunduan në pranga ndërsa dy u shpallën në kërkim. [caption id="attachment_609850" align="alignnone" width="640"]
Droga e fshehur ne bombolen e gazit[/caption][caption id="attachment_609852" align="alignnone" width="640"]
Droga e fshehur ne bombolen e gazit[/caption][caption id="attachment_609853" align="alignnone" width="640"]
Droga e fshehur ne bombolen e gazit[/caption][caption id="attachment_609854" align="alignnone" width="640"]
Makina ku ndodhej bombola e gazit me drogen brenda[/caption][caption id="attachment_609855" align="alignnone" width="640"]
Makina ku ndodhej bombola e gazit me drogen brenda[/caption][caption id="attachment_609851" align="alignnone" width="640"]
Policia duke hapur bombolen e gazit ku fshihej droga[/caption]/Oranews.tv/