Zbulohet identiteti i 3 shqiptarëve që donin të digjnin pikën e basteve, njëri vdiq tjetri u plagos
Quhej Albert Jakupaj, 19 vjeçari me origjinë shqiptare që mbeti viktimë në atentatin e mëngjesit të djeshëm (2 nëntor) për të djegur një pikë bastesh në sheshin Calvi në Liguria të Italisë.19-vjeçari jetonte në mënyrë të jashtëligjshme prej kohësh në Itali, së bashku me bashkëkombasin Aramit Ismajlukaj, 29 vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i kanaçes me benzinë, si dhe kushëririn e këtij të fundit, Mretjev Ismajlukaj, me precendent për shpërndarje droge.Sipas autoriteteve italiane, 19-vjeçari Mretjev Ismajlukaj është personi që luante rolin e “rojes” në misionin e tre shqiptarëve për të djegur pikën e basteve.Për momentin ai po merret në pyetje që të zbardhë ngjarjen plotësisht dhe të tregojë arsyet që i shtynë të sulmonin qendrën e basteve.Për momentin hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë. Ngjarja i është përcjelle edhe kryeprokurorit të antimafies në Xhenoa, Giuseppe Arena, edhe pse për momentin ngjarja nuk duket të jetë për shkakt të një lidhje me organizatën kriminale Ndrangheta.Hipotezat më të ngritura janë larje hesapesh për një borxh të papaguar, ose dëshira për të nxjerrë jashtë loje një konkurrent.Ngjarja ndodhi djeRreth orës 3 të mëngjesit të ditës së djeshme (2 nëntor) Albert Jakupaj, Aramit Ismajlukaj dhe Mretjev Ismajlukaj, tentuan të digjnin një pikë bastesh në sheshin Calvi në qytezën Liguria, Itali.Në tentativë e sipër, një nga kanaçet me benzinë që do përdoreshin për t'i vënë flakën lokalit, i shpërhteu Albert Jakupajt në dorë, duke e lënë atë të vdekur në vend. Ndërkohë u plagos shumë rëndë bashkëkombasi tjetër i tij Aramit Ismajlukaj. Mretjev Ismajlukaj, që sipas autoriteteve italiane kishte rolin e rojes në këtë mision shpëtoi pa lëndime, por tani po merret në pyetje nga policia.Sipas dëshmitarëve, “shpërthimi ishte aq i madh, sa që dera e pikës së basteve u gjet afër 40 metra larg”.[caption id="attachment_609867" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Albert Jakupaj, 19, (majtas lart), Mretjev Ismajluka, 19, (majtas poshte), Aramit Ismajlukaj, 29, (djathtas poshte)[/caption]
