I kërkuari në Itali arratiset 1 orë pas arrestimit, pranga 2 policëve

Dy efektivë policie janë arrestuar, pas arratisjes nga komisariati 3 i Bledar Zefit, i cili u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Por, ka zgjatur vetëm një orë qëndrimi në paraburgim  i 26-vjeçarit Bledar Zefi pasi ai është arratisur nga ambjentet e komisariatit numër 3 në Tiranë.   I shumëkërkuari  ndërkombëtar arriti  ti shpëtojë efektivit të policisë, në momentin kur po e shoqëronte për kryerjen e nevojave personale. Hetimet e para bëjnë fajtor policin i cili është pezulluar nga detyra.  Në komisariatin e rikonstruktruar vetëm disa ditë më parë për të rritur sigurinë, ky është rasti i dytë brenda vitit që të arrestuarit arrijnë të largohen.  Tiranë-  As investimi i ri i inauguaruar vetëm pak ditë më parë nga Minstri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk pengoi të arrestuarit të largohen lirshëm nga qelitë e paraburgimit.Vetëm në një vit në Komisariatin Nr.3 këtu në kryeqytet janë shënuar 2 raste kur të ndaluarit arratisenPas rastit të këngëtarit Arkimed Lushaj i njohur Si Stresi, një tjetër shtetas është arratisur nga ambientet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.Bëhet fjalë për të shumëkërkuarin , 26 vjeçarin Bledar Zefi i cili u arrestua nga Policia e Tiranës, rreth orës 9 të mëngjesit të së martës, 3 nëntor 2015,  dhe u arratis vetëm një orë më pas, duke u shpallur sërish në kërkim.26-vjeçari me banim në Fushë Arrëz të Pukës, i dënuar nga drejtësia italiane për akuzën vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.Menjëherë pas ngjarjes në Komisariatin Nr.3 kanë mbërritur krerë të lartë të policisë së shtetit, si Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Ervin Hodaj si dhe Shërbimi Kombëtar i Hetimit për të nisur menjëherë zbardhjen e ngjarjes.Bledar Zefi ka shfrytëzuar kohën e daljes nga dhoma e shoqërimit për nevoja personale duke përfituar edhe nga ngelizhenca e efektivëve për tu larguar nga ambientet e komisariatit nr 3. Pas hetimeve mbi këtë ngjarje, u prangosën 2 efektivë policie të komisariatit nr 3; Arsela Hajdari me detyrë trup shërbimi dhe Bajram Elezi përgjegjës i dhomave të sigurisë. Mbi të arrestuarit tashmë rëndon vepra penale e shpërdorimit të detyrës.26-vjeçari kërkohej nga Italia për vjedhje me armë26-vjeçari me banim në Fushë Arrëz të Pukës, ishte dënuar nga drejtësia italiane për akuzën “Vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal.Gjykata e Xhenovës Itali me vendim datë 29.06.2015, e ka dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624, dhe 625 të K.P. Italian” thuhet në njoftimin e policisë.[caption id="attachment_609835" align="alignnone" width="384"]199353 Ne foto: Bledar Zefi[/caption]/Oranews.tv/