Transportonte 74 kg kanabis, 24 vjeçari braktis mjetin, policia kap drogën
Një sasi prej 74 kg lëndë narkotike kanabis është sekuestruar nga policia e Vlorës, ndërsa është shpallur në kërkim poseduesi i drogës.Krenar Bitraj, 24 vjeç, banues në fshatin Tragjas po udhëtonte me tip “Nisan-Navara”, me targë AA341IE, kur shërbimet policore janë vënë në ndjekie të tij pas informacioneve që kishin marrë në rrugë operative se në mjet po transportohej drogë.24 vjeçari pasi ka pikasur ndjekjen e bluve, e ka braktisur mjetin në vendin e quajtur “Maruka” në fshatin Dukat, duke u larguar.Në afërsi të automjetit u gjetën të hedhura në tokë 15 thasë me thurje, brenda të cilave ndodhej një sasi lënde narkotike prej 74 kg e 700 gr kanabis në formë gjethe dhe boçe.Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, automjetin tip “Nisan-Navara”, materiale të tjera për ekzaminime laboratorike si dhe po kryen hetimet për zbulimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.[caption id="attachment_609755" align="alignnone" width="411"]
Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_609756" align="alignnone" width="411"]
Mjeti i 24-vjeçarit me të cilin po transportonte drogën[/caption][caption id="attachment_609757" align="alignnone" width="411"]
Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_609758" align="alignnone" width="411"]
Droga e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_609759" align="alignnone" width="411"]
Droga e sekuestruar[/caption]