NATO stërvitje për sfidat e sigurisë, pjesë do të jetë edhe Shqipëria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2015, 17:55
NATO do të realizojë stërvitjen më të madhe që prej 2002 si një mundësi për të testuar Forcën e Reagimit të kësaj oragnizate për sigurinë në botë.Pjesë e saj do të jetë edhe Shqipëria e cila do të marrë pjesë me 150 trupa dhe 21 mjete. Ajo do të demonstrojë nivelin e ri të rritur të ambicies së NATO në luftën moderne dhe do të tregojë aftësinë dhe kapacitetet për të përmbushur sfidat e sigurisë në ditët e sotme.Në stërvitjen "Trident Juncture-15" do të përfshihet një personel prej 36 000 vetësh, më shumë se 60 luftanije dhe rreth 200 avionë nga mëse 30 vende aleate dhe partnere. Stërvitja do të zhvillohet në Itali, Portugali, Spanjë, Oqeanin Atlantik, Detin Mesdhe dhe gjithashtu në Kanada, Norvegji, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë.