"Martesë në Romë" nusja 10 vjeçe dhëndëri 47
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak ditë më parë përballë shikimit kurioz të dhjetëra kalimtarëve e turistëve në monumentin arkeologjik Pantheon në qëndrën historike të kryeqytetit italian Romë.Një fjongo e bardhë rrethon një grup njerëzish e mes tyre një nuse, një dhëndër e një funksionar bashkiak që celebron martesat e tyre.Nusja quhet Giorgia e është 10 vjece, dhëndërri një mik i babait të saj është 47 vjec.Për fat kjo skenë është vetëm reklama e fushatës së ideuar nga Amnesty International."Kurrë më nuse të mitura" me qëllim sensibilizimin e opinionit publik ndaj fenomenit të vogëlusheve të shitura nuse për qëllime përfitimi ekonomik.Në cdo 30 sekonda në botë 13 vajza minorene detyrohen të jepen në martesë e të shndërrohen bashkëshorte. 13, 5 milionë herë në vit ky fenomen ndodh anekënd tokës.37 mijë vogëlushe viktima i mohet cdo ditë e drejta e fëmijërisë duke u detyruar të martohen para se të mbushin 18 vjec me burra shumë më të mëdhenj në moshë e të pasur."Sot është dita më e luntur e jetës time, reciton vogëlushja nuse në video. Mbush 10 vjec e po martohem me princin tim të kaltër. Ai është 47 vjec e është një mik i babait. Im atë më thotë se është një rast i mirë pasi po të martohem me të ndihmoj familjen. Unë thes se jam e kënaqur ashtu sic më ka mësuar mami. Duhet të përgjigjem gjithmonë po. Dhurata më e bukur është se nuk do të shkoj më në shkollë dhe pse mësuesja më thoshte se isha nxënëse e mirë. Tani do të rri vetëm me të në shtëpi. Unë jam e lumtur e nëse gjithcka shkon mirë, pas 9 muajsh do të bëhem nënë e do të jem akoma më e lumtur.Sot është dita ime më e lumtur e nuk duhet të qaj kurrë."