Ministria për kishën e Pllanës: U dëmtua varri i një banori, jo ato monumentale

Kisha e Pllanës dhe dy varret monumentale të priftërinjve brenda kishës (narteksi) nuk janë dëmtuar dhe as plaçkitur.Një fakt i tillë bëhet me dije nga Ministria e Kulturës, e cila i referohet rezultateve të inspektimit të sotëm të specialistëve të DRKK-Shkodër.“Pas disa informacioneve në media për dhunim dhe plaçkitje në Kishën e Pllanës, specialistë të DRKK-Shkodër kanë inspektuar ditën e shtunë më 31 tetor kishën në fjalë . Pas inspektimit të kryer në Kishën e Pllanës nga specialistë të DRKK-Shkodër konstatohet se nuk janë prekur dy varret monumentale të priftërinjve brenda kishës (narteksi). Nga kontrrolli i kryer në monument rezulton se kisha nuk është prekur dhe nuk ka asnjë tentativë dëmtimi, apo plaçkitjeje”.Ministria e Kulturës thotë se është dhunuar një varr i vjetër i një banori të fshatit, i quajtur Lekë Martini, ngjarje e ndodhur një muaj më parë, por që sipas Ministrisë është rimarrë si informacion nga pasqyrimi në media ditët e fundit.“Nga bisedat me banorë të zonës mësohet se prej disa kohësh në zonën përreth ka kërkime dhe janë kryer gërmime për gjetjen e varrit të një ushtari austriak, person i shpallur i humbur që nga Lufta e Parë Botërore”.Ministria shton se nga DRKK-Shkodër ka rinjoftuar forcat e rendit në Lezhë, për të marrë masa paraprake në mbrojtje të Monumentit, gjithashtu janë shtuar inspektimet nga DRKK Shkodër .Fotot e mëposhtme janë marrë nga inspektimi i datës 31 tetor 2015 në Kishën e Pllanës.[caption id="attachment_608277" align="alignnone" width="640"]unnamed (2) Kisha dhe oborri i brendshem.[/caption][caption id="attachment_608279" align="alignnone" width="640"]unnamed (1) Varri i dëmtuar i një banori jashtë varrezave të monumentit[/caption][caption id="attachment_608276" align="alignnone" width="640"]unnamed (3) Varri i dëmtuar i një banori jashtë varrezave të monumentit[/caption][caption id="attachment_608280" align="alignnone" width="640"]unnamed Kisha dhe oborri i brendshem[/caption]