Komisioni i prokurimit “kapërcen” kompetencat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2015, 12:20
Autoriteti i Prokurimeve Publike vijon të marrë vendime në shkelje të hapur me ligjin duke i hequr arkës së shtetit miliarda lekë.Në denoncimin e radhës të Channel One publikohet një tjetër vendim flagrant të Komisionit të Prokurimit Publik. Kësaj here bëhet fjalë për eleminimin e një projekti të Bashkimit Europian, ndërsa ka favorizuar një tjetër operator ekonomik.Madje me këtë vendim, Komisioni i Prokurimit Publik kapërcen edhe kompetencat, pasi autoriteti kontraktor, që në këtë rast ishte Ministria e Drejtësisë e kishte anulluar këtë procedurë tenderimi.