Mbesa e mitur e denoncon për përdhunim pas tre vitesh, arrestohet xhaxhai
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2015, 17:55
Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 33-vjeçar nën akuzën e abuzimit seksual me mbesën e tij të mitur.Në komunikatën për mediat të bluve të Shijakut bëhet me dije se është arrestuar I. Gj. 33 vjeç, banues në Shijak.Po sipas policisë, më datë 30.10.2015, ndaj këtij shtetasi ka bërë kallëzim e mitura R.GJ. 13 vjeçe, banuese në Shijak.Policia thotë se e mitura ka deklaruar se është abuzuar seksualisht disa herë para tre vjetësh në shtëpinë e xhaxhait të saj, shtetasit I. Gj.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit I.Gj. i dyshuar për veprën penale”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.