SHBA, Meta takohet me zyrtarë të lartë të BB, diskutohen projektet për Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës në SHBA ka takuar Zv.Presidentin e Bankës Botërore për Evropën Qendrore dhe Rajonin e Azisë, Cyril Müller me të cilin diskutoi ecurinë e projekteve ekzistuese në fusha si Ujësjellës Kanalizime transporti, energjia, etj.“Pala shqiptare vlerëson rritjen e bashkëpunimit mes stafit të Kuvendit dhe atij të Bankës Botërore sa i përket rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe bashkëpunimit me publikun” tha kryeparlamentari Meta.Ai  nënvizoi gjithashtu nevojën për thellimin e reformave në sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë së vendit.Ndërkaq në takimin me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Rajonin,  Patrizio Pagano, biseda u përqëndrua tek ecuria e projekteve të BB në Shqipëri sa i përket burimeve hidrike, bujqësisë dhe mjedisit, por edhe mbi situatën e kredive të këqija dhe masat që po ndërmerren për të minimizuar efektet e tyre.metaa /Oranews.tv/