Shehaj: Më 2 nëntor nisim trajnimin e biznesit të vogël për zbatim të ligjit fiskal
Në një bilanc të luftës kundër informalitetit, Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj ka deklaruar se nga data 2 nëntor do të fillojë trajnimi i biznesit të vogël për të zbatuar ligjet fiskale.Shehaj tha se do të përforcohet kontrolli ndaj inspektorëve që nuk zbatojnë ligjin.Shehaj: Kjo qasje do të largojë familjaritetin dhe sjelljet korruptive të inspektorëve tatimorë si dhe do të rrisë më shumë efektivitetin e territorit. Do të ristrukturohet tërësisht dhe struktura e kontrollit tatimor. Kjo bëhet për të rritur efektivitetin e administratës dhe për të ulur korrupsionin. Administrata tatimore do të vazhdojë me rritme të larta përpjekjen e saj për luftën kundër informalitetin dhe evazionit fiskal dhe për të realizuar qëllimin e saj nga data 2 nëntor do të fillojmë trajnimet e biznesve të vogël për të ndihmuar ata që të zbatojnë ata ligjet fiskale dhe për të reduktuar masat administrative. Qëllimi ynë nuk është gjobitja e tyre, por rritja e zbatueshmërisë së ligjit nga tatim-paguesit.Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka i ka konsideruar kundër reagimet si veprime që nuk i shërbejnë qëllimit të përbashkët, formalitetit të bizneseve.Jaka: palët duhet të jenë objektiv dhe konstruktiv me njëri tjetrin. Jemi nën efektin e një aksioni dy mujor kundër informalitetit dhe evazionit fiskal. Ka patur reagime dhe opinione ashtu sikundër edhe kundër reagime dhe kundër opinione që në gjykimin tim nuk janë në shërbim të objektivit të përbashkët që kemi, formalizimin e ekonomisë dhe disiplinimin fiskal. Aksioni ishte i përqëndryuar në vizita fiskale, i shoqëruar me raste sporadike në shkelje të etikës së komunikimit. Nga ana tjetër një reagim i jashtë zakonshëm dasahmirës dhe qytetarë nga ana e simëpramrrjes private. Do të doja të ndalojë pak këtu për ti vënë në dukej edhe fjalës së ministres që nuk ishin ligjet, nuk ishte iniciativa ligjore, nuk ishin rritja e masave penalizuesve që bënë biznesin të reflektojë. Ky formalizim kaloi pritshmërisë. Shifrat nuk janë thjesht inkurajuese por suprizuese përtej cdo parashikimi.Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj tha se ky operacion i dha mundësi simpërmarrjeve që të korrektoheshin.Ahmetaj: Kemi qenë të bindur që ky operacion dështon nëse do të ishte i njëanshëm dhe kemi qenë të ndërgjegjshëm që nuk do të duhej të ishte represiv por bashkëpunim mes qeverisë,administratës dhe sipërmarrjres. Ashtu rezultoi dhe shifrat janë domethënese. Do përmend një nga elementet që Jaka theksoi. Administrat duhet të ketë vizita fiskale. Janë bërë 80 mijë vizita fiskale dhe të gjitha kanë rezultuar në paralajmërim të biznesit për masat e zbatimit të ligjit. Nuk është e vërtetë që operacioni është përqëndruar tek të vegjlit. Ka qenë e fokusuar tek korrektimi përgjegjësise fiskale tatimore të sipërmarrjes së madhe dhe të korrektimit të gjitë zinxhirit të transkaksionit. Rritja më e madhe e deklarimit të xhiros vinte nga sipërmarrja e madhe. Ka një element domethënes në të gjithë këtë operacion. Në themel është deklarimi vullnetar. Ndryshimi i legjislacionit i jep kohë biznesit që të përgatitet. Kjo qeveri në themel ka korrektimin e situatës fiskale, pa pësuar penalitet. Thelbi i një operacioni është mundësia dhe ju dha mundësia sipërmarrjes për tu korrigjuar.