Rama: Mediat kundër aksionit anti-informalitet, vënë gjoba
Në një takim të zgjeruar me përfaqesues të botes së biznesit dhe anëtare të kabinetit qeveritar të thirrur enkas për të trajtuar problematikat e aksionit tatimor të nisur prej dy muajsh, kryeministri Edi Rama iu adresua mediave me një fjalor të ashpër, duke i cilësuar gjobëvënëse. Ky reagim vjen pas publikimeve të qëndrimeve kritike ndaj praktikave të qeverisë në këtë proçes. Shefi i qeverisë i dha përgjigje disa shqetësimeve që ngriti biznesi në këtë takim, duke dhënë shembuj konkretë.Kryeministri, Edi Rama, lëshoi sot një prej deklaratave më të rënda në adresë të mediave në vend por pa veçuar ndonjë, kur në kuadër të aksionit kundër informalitetit tha se ato janë rreshtuar kundër këtij aksioni për të mbrojtur informalitetin e bizneseve të tyre.Rama: "Ne nuk e prekim 15%, kam dëgjuar shumë që kanë dalë lart e poshtë me informacione të ashtëquajtura nga negociatat e brendshme me FMN dhe këto informacione i krijojnë dhe i shpërndajnë biznese që kanë dhe media. Dhe me sa shoh janë dhimbjet e lindjes, e rilindjes së formalizimit. Pa llogaritur pastaj bizneset që kanë dhe media që vënë dhe gjoba, gjoba që janë proporcionale me kërkesat e tyre të paligjshme.Po kjo është temë tjetër. Ne nuk do të rrisim taksat, e kemi thënë qartësisht".Por nëse do prekim një temë tjetër është fakti sesi ka mundësi që një Kryeministër është në dijeni të mediave gjobëvënëse dhe sesi ligji nuk vepron karshi këtyre gjobëvënieve.Në një konferencë masive me pjesmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve dhe anëtarëve të kabinetit të tij, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe shqetësimevë se pse aksioni po godet biznesin e vogël.Rama: "Se jeni dhe interesant ju, biznesmenë të mëdhenj që thoni ne mbrojmë të vegjlit.Kush i mbron të vegjlit? Ne duam ti mbrojmë të vegjlit nga ju dhe të vegjlit po u kapën, kapen prej jush. Duke shkuar tek të vegjlit ne mbyllim kanalin e atij evazioni që burimin e ka tek të mëdhenjtë."Shefi i qeverisë foli edhe për një reformim të thellë të asaj që quhet banda e tatimeve, ndërsa për biznesin kishte një sugjerim të thjeshtë nëse nuk do që tatimorët ti shohë me sy, siç tha ai.Rama: Nëqoftëse ju nuk doni të shikoni asnjë tatimor tek dera, e keni në ligj, e keni të zgjidhur. Thërrisni kompaninë e auditimit, jepini në dorë gjithë magazinën, bëni auditimin dhe ne na thoni shko atje."Kryeministri foli edhe për suksesin në rimbursimin e TVSH-së, madje iu drejtua të pranishmëve për të dhënë shembuj korrupsioni në këtë drejtim, gjithnjë nëse kanë.Rama: "Le të çohet njëri këtu dhe të thotë që ka paguar një kokërr leku për të marrë rimbursimin e TVSH jo në kohë dhe për ta marrë rimbursimin jashtë rradhe, nuk e merr dot njeri."Kryetari i qeverisë iu përgjigj edhe shqetësimeve për regjistrimin e bizneseve pranë QKR, kur sugjeroi këtë model regjistrimi të cilin siç tha mund ta kryejë edhe një 4 vjeçar.Rama: "Nuk ka nevojë fare të shkosh tek QKR, nuk ka nevojë fare të mbash rradhë, nuk ka nevojë fare, fare të lodhesh me askënd. Hap telefonin, nëqoftëse se e ke të zgjuar telefonin, ose kompjurerin. Nëse nuk merr vesh fare as nga kompjuteri, as nga telefoni, thuaj çunit, nipit. Çdo nip mbi katër vjeç di të regjistrohet në QKR"Por ndërkohe kur Serbia ishte ngjitur me 9 vende në raportin e Bankës Botërore për klimën e biznesit dhe Shqipëria kishte rënë me 35 vende, kryeministri Edi Rama e mori Serbinë si shembull negativ për një tjetër aspekt.Rama: "Shikoni Serbinë sot, reforma që duhet të bëjnë është të shkurtojnë 25% të rrogave, të shkurtojnë 15% të pensioneve dhe të shkurtojnë dhjetra, mijëra vende pune në koorporata dhe kompani shtetërore që i kanë lënë rrugëve të falimentuara"Dhe në fund, pas dy muajsh nga nisja e aksionit anti-informalitet duket se asgjë nuk e ndal të vazhdojë.Rama: "Sot ishte dita që të zgjateshim ne pak, operacioni do të vazhdojë intensivisht, tërheqje nuk ka, masat nuk zbuten"
/Oranews.tv/