Varfëria ekstreme, nëna e tre fëmijëve: Jetojmë me lëmosha
Një familje prej 5 anëtarësh në Vlorë, jeton në varfëri ekstreme. Ndonëse të papunë, askush prej kryefamiljarëve nuk trajtohen me ndihmë ekonomike. Në mungesë të një banese, i apelojnë bashkisë që t'i ndihmojë të strehohen diku.Vlorë-Ndonëse prej vitesh kanë marrë statusin si të pastrehë, kjo familje në Vlorë, nuk ka mundur të përfitojnë një banesë.Silvaba Rrapi: Kemi statusin e të pastrehëve, por nuk kemi përfituar për kaq vite edhe këtu jetoj tek një kushërira ime. Vajza me probleme edhe unë jam me azmë.Nëna e tre fëmijëve, silvana rrapi tregon se në familjen me 5 anëtarë, jetojnë vetëm me punën që mund të gjejë bashkëshorti duke dalë tek sheshi "omonia" në Vlorë. në banesën gjysmë të rrënuar mungon dhe energjia elektrike.Silvaba Rrapi: Ja kur del burri kështu me ndonjë ndërtim, del te Omonia me lopatë. Kemi problem edhe me energjinë elektrike sepse ne nuk kemi për ti paguar.E dorëzuar para varfërisë ekstreme, Familja Rrapi i apelon për ndihmë bashkisë, për të përfituar një banesë sociale.Vlora, krahasuar me numrin e lartë të popullsisë, ka përqindjen më të ulët të familjeve që trajtohen me ndihmë sociale në vend.

/Oranews.tv/