Veliaj i rikthehet traditës për bonuset e bebeve, 5 mijë lekë për çdo lindje
Bashkia e Tiranës do të rikthej bonuset prej 5000 lekë për cdo lindje. Kjo shumë nuk është shpërndarë për më shumë se 3 vjetë në mungesë të fondeve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj do të rikthejë traditën e ish kryebashkiakut Edi Rama për t'i uruar mirëseardhjen vogëlushëve."Urime për lindjen e djalit/vazjës suaj! Bashkia e Tiranës do të kujdeset për çerdhet dghe kopshtet që fëmijë juaj do të ndjekë. Për bashkinë e Tiranës është e rëndësishme të ndërtohet një qytet, i sigurt e i shëndetshëm për fëmijët me kënd lojërash dhe hapësira të gjelbra"Këtë mesazh do të marrë cdo fëmijë në kryeqytet i shoqëruar me bonuesin prej 5000 mijë lekësh.Bashkia do të rikthej traditën për të cdo vogëlush për t'i uruar mirëseardhjen në jetë. Bonuesi i fëmijëve ka më shumë se 3 vjet që nuk shpërndahet për shkak të mungesës së fondeve dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj do të ndjekë traditën e ish kryebashkiakut Rama duke rikthyer këtë shumë simbolike që do t'u jepet nënave.Veliaj: Jemi në diskutime me kolegët e buxhetit për të parë mënyrën sesi kanë performuar të ardhurat e bashkisë që ta kthejmë përpara vitit të ri buxhetor pagesën modestë që bashkia bën. Ishte një traditë e mirë nga Edi Rama për ti uruar mirëseradhjen.Kostoja e një fëmijëve qoftë në ditët e para të lindjes është shumë herë më të larta se 5000 leke por zonjat në kryeqytet thonë se ky gjest i bashkisë është një nevojë.Nënat duhet të interesohen pranë njësive administrative që i përkasin duke nisur nga muaji dhjetor i këtij viti./Oranews.tv/