Partitë e vogla kundër primit, kërkojnë korrektim kombëtar të votave

Partitë e vogla të majta e të djathta kundërshtojnë kodin zgjedhor me prim, ide e qarkulluar së fundmi, duke e cilësuar si shkatërrim të zgjedhjeve. Ata kanë kërkuar nga dy partitë kryesore politike, socialistët dhe demokratët, që të ndërhyjnë në kod zgjedhor duke propozuar korrektimin në nivel kombëtar të votave.Në një kohë kur krahët e ndryshëm politik kanë artikuluar idetë e para për ndërhyrjet në kodin zgjedhor, partitë e vogla kanë kërkuar që sistemit aktual ti shtohet korrektimi kombëtar.Sipas kreut të Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, me kodin aktual qytetarët që besojnë në platformën e partive të vogla mbetën pa përfaqësim.Skënder Gjinushi: Së pari duhet futur korrektimi kombëtar për një përfaqësim sa më të drejtë dhe për mosdeformim. Dhe pastaj a do i jepet avantazh një partie për tu konsoliduar, që sidoqoftë, koalicioni të ketë një shtyllë të parë, kjo është për tu diskutuar vetëm në rast se futet edhe korrektimi kombëtar.Por sa i pranushëm mund të jetë për Shqipërinë një kod zgjedhor me prim, që nënkupton se partia fituese merr si bonus për të qeverisur një numër të caktuar deputetësh. Për socialdemokratin Gjinushi, ky do ishte shkatërrim i zgjedhjeve.Skënder Gjinushi: Prima është një deformim i pastër vote, është një bonus që i jepet partive, Italia e ka çuar në ekstrem fare, por nuk ja ka parë hajrin.Nuk zgjidhin gjë, se stabilizojnë të keqen nëqoftëse ai nuk ofron demokracinë e duhur.Partitë e vogla të majta e të djathta, kanë vendosur që të mbledhin në mënyrë të vazhdueshme një tryezë, për të diskutuar mbi sistemin zgjedhor dhe administrimin e proçesit.partite e vogla/Oranews.tv/