Informaliteti, Biznesi: Administrata po ushtron presion gjatë aksionit
Biznesi dhe qeveria shqiptare për rreth 3 orë u ballafaquan në lidhje me problematikat e aksionit anti-informalitet, dy muaj nga nisja e tij. Përfaqësues të biznesit ngritën disa shqetësime në lidhje me masat repressive, por edhe me abuzimet me fondet për regjistrimin e bujqësisë.Dy muaj pas nisjes së aksionit anti-informalitet, bota e biznesit ngre si shqetësim serioz masat represive të ndërmara nga qeveria.Për rreth 3 orë me radhë, përfaqësues të qeverisë, sipërmarrës të ndryshëm, diskutuan efektet pozitive dhe negative të këtij opercioni.Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, fajësoi edhe administratën për nivelin e informalitetit.Nikolin Jaka: Se kujt deputeti, apo deputet, ish-kryeministra, i shërben futja në burg i sipërmarrësit privat për ndonjë nga shkeljet e parashikuara në ligj, të miratuara apo propozuara.Kontrabanda, evazioni fiskal, informaliteti, nuk realizohen vetëm me një palë.Shkëlqim Cani: Bëri një lapsus kur tha që nuk e përballon dot formalizimin, tani kush i hyn një biznesi besoj i hyn me mend në kokë.Formalizimi i sektorit të bujësisë ishte një tjetër aspekt i këtij aksioni, për të cilin u ngritën disa probleme. Kreu i Agrobiznesit Shqiptar akuzoi administratën për abuzime me fondet për regjistrimin e bujqësisë.Agim Rrapaj: Një projekt për regjistrimin e kafshëve u harxhuan 7 milion euro, u regjistruan njëherë, ikën këto 7 milion euro siç u filluan, kemi propozuar si zgjidhje për këtë kartën elektronike të fermerit.Në përgjigje të kësaj akuze, kreu i Financave edhe njëherë ripërsëriti se të gjitha strukturat janë në dispozicion për të përmbyllur proçesin e formalizimit të bujqësisë.Shkëlqim Cani: Ne na kanë në mbështetje, kështu që ata të mos shqetësohen nga gjithë kjo çështje.Që prej nisjes së aksionit në datën 1 shtator, biznese të ndryshme kanë ngritur si shqetësim ashpërsinë e masave të ndërmara për të formalizuar ekonominë dhe sjelljen e grupeve tatimore në terren.
/Oranews.tv/