Siri, progres në bisedime, por palët ndahen për Assad

Në takimin e mbajtur në Vjenë me pjesëmarrjen e 17 shteteve ndërkombëtare, të cilat diskutuan për krizën në Siri, ka patur një progres në nivelin e diskutimit, ndonëse midis disa vendeve ka ende shumë distancë në mendime. Çështja krysore e bisedës ka qënë vazhdimësia e Presidentit Bashar al-Asad. Në lidhje me këtë të fundit, një grup shtetesh me në krye Amerikën, kanë mbajtur një qëndrim krejtësisht negativ. Nga ana tjetër, Rusia, Irani si dhe një vendesh të tjera, janë të mendimit se Asad duhet të vijojë të qëndrojë në pushtet. Ata argumentojnë se regjimi i Presidentit është e vetmja qeveri legjitime në Siri.Megjithatë, zyrtarët e fuqive ndërkombëtare kanë rënë dakord për një sërë çështjesh si dhënia fund e luftës, zhvillimi i zgjedhjeve, si dhe rindërtimi i kushtetutës. Këto procese do të vijojnë të implementohen me kalimin e kohës. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius. Ai është shprehur se mbledhje ka sjellë progress në shumë aspekte, ndonëse nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.Ndërkohë, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikat Ndërkombëtare, Federica Mogherini, ka deklaruar se ky takim pati një trajtë konstruktive dhe se atmosfera e krijuar gjatë diskutimit ishte mjaft pozitive. Në këtë mbledhje morën pjesë për herë të parë edhe përfaqësues nga Irani.