Sekuestrohen 13 kg kanabis, tre në pranga, njëri ish-oficer policie
13 kg lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar sot në qytetin e Fierit.Policia njofton se janë vënë në pranga 3 poseduesit e kësaj sasie lënde narkotike.Nga operacioni antidrogë i koduar “Komar” u arrestuan shtetasit Dorian Sinanaj, 27 vjeç, Fuat Bakia,52, dhe Shezair Sinanaj, 55. Shezairi dhe Doriani, të dy banues në Patos, janë babë e bir, ndërsa Fuat Bakia, banues në fshatin Komar të Tepelenës, është kushëriri i tyre.Sipas policisë, Shezair Sinanaj është ish-oficer policie.Përveç lëndës narkotike, u sekuestruan edhe një presë me vakum si dhe një peshore elektronike.Operacioni antidrogë nga policia e Fierit u bë në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës.[caption id="attachment_607487" align="alignnone" width="600"]
Foto: Droga e sekuestruar ne Fier[/caption][caption id="attachment_607484" align="alignnone" width="597"]
Foto: Droga e sekuestruar ne Fier[/caption][caption id="attachment_607485" align="alignnone" width="600"]
Foto: Droga e sekuestruar ne Fier[/caption]