Konflikti në Siri, OKB bën thirrje për “fleksibilitet” mes vendeve pjesëmarrëse
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon ka bërë thirrje për "fleksibilitet" në bisedimet në Vjenë midis vendeve që mbështesin palët rivale në luftën civile siriane.Ai u bëri thirrje pesë pjesëmarrësve kryesorë - SHBA, Rusia, Iran, Arabia Saudite dhe Turqi - për të braktisur "perspektivat kombëtare" për "udhëheqje globale".Këto janë bisedimet e para ku bën pjesë edhe Irani, i cili – bashkë me Rusinë - mbështet Presidentin sirian Bashar al-Assad.Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj insistojnë se Assad nuk mund të jetë pjesë e ndonjë zgjidhjeje.Lufta katër-vjeçare në Siri, e cila filloi me një kryengritje kundër z Assad, ka lënë 250.000 të vdekur dhe detyroi gjysmën e popullsisë së vendit - ose 11 milionë njerëz – të largohen nga shtëpitë e tyre.Rusia dhe Irani kohët e fundit kanë rritur përfshirjen e tyre ushtarake në konflikt, duke mbështetur forcat besnike të Assad.SHBA, Turqia, Arabia Saudite dhe vende të tjera arabe të Gjirit kanë insistuar prej kohësh se Assad nuk mund të luajë ndonjë rol afatgjat në të ardhmen e Sirisë.